Vdes sportisti i Kosovës 

Boksi

Vdes sportisti i Kosovës 

Nga: K.G. Më: 11 janar 2025 Në ora: 12:43
Florim Xhabiri

Ka ndërrruar jetë ish boksieri Florim Xhabiri!

Lajm i hidhur për komunitetin e sportit në Kosovë.

Florim Xhabiri u ballafaqua me një sëmundje të rëndë qe një kohë të gjatë.

Trajneri i karatesë, Raif Musa, ka bërë të ditur lajmin për ikjen në amshim të sportistit shembullor.

“Iku në përjetësi Florim Xhabiri...

Me zemër të thyer po shkruaj këto fjalë, duke u përpjekur të pranoj që Ai nuk është më me ne. 

Ti ishe shumë më tepër sesa një mik; sepse bashkë ndamë gëzime, sfida dhe momente që do të mbeten të gdhendura përjetësisht në kujtesën time.

Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dhimbjen që ndiej, por kujtimet tona janë ato që më mbajnë të fortë. 

Nga ti mësova si të jem i guximshëm dhe si të qesh në momentet më të vështira të jetës.

Nuk do të harroj kurrë atë mënyrën tënde unike për të sjellë dritë edhe në ditët më të errëta. 

Prandaj je dhe do të mbetesh gjithmonë një frymëzim për jetën që aq shumë e deshte...

Pusho në paqe, miku im!

(Varrimi i Florimit bëhet sot në Dragodan në Prishtinë prej orës 16.30)”, njofton Musa në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat