Emër që nuk harrohet kurrë!
Emër që gjithmonë do të shkruhet me shkronja të arta.
Sot është në moshën 65-vjeçare.
Sami Buzolli, boksier i gjeneratës së artë të Prishtinës, klub që ishte pesë herë kampion e gjashtë herë nënkampion i ish Jugosllavisë.
I takon gjeneratës më të famshme që ka Kosova, klubi i boksit Prishtina.
Sami Buzolli ishte specialist i ringut, duke i rrahur me mjeshtri boksierët serbë, kroatë, malazezë, maqedonë, boshnjakë etj.
Ku jeton sot?
Jeton e vepron në Itali!
Kush është Sami Buzolli?
Buzolli në Tampere të Finlandës në vitin 1981, fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian.
Në Kampionatin Botëror të vitit 1982 fitoi medaljen e bronztë në kategorinë bantam, deri në 54 kilogramë.
Buzolli e fitoi medaljen tjetër të bronztë në Evropianin e vitit 1983.
Dy herë nënkampion evropian dhe fitues i medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror.
Buzolli, në vitet e 80-ta, nga mjeshtria e tij në ring, çonte në këmbë mijëra tifozë shqiptarë në palestrën e madhe sportive në Prishtinë.