Boksieri i viteve të 80-ta që çonte peshë tifozët shqiptarë të Kosovës, për serbët ishte specialist 

Boksi

Boksieri i viteve të 80-ta që çonte peshë tifozët shqiptarë të Kosovës, për serbët ishte specialist 

Nga: K. Goca Më: 11 janar 2025 Në ora: 14:52
Sami Buzolli

Emër që nuk harrohet kurrë!

Emër që gjithmonë do të shkruhet me shkronja të arta.

Sot është në moshën 65-vjeçare.

Image

Sami Buzolli, boksier i gjeneratës së artë të Prishtinës, klub që ishte pesë herë kampion e gjashtë herë nënkampion i ish Jugosllavisë.

I takon gjeneratës më të famshme që ka Kosova, klubi i boksit Prishtina.

Sami Buzolli ishte specialist i ringut, duke i rrahur me mjeshtri boksierët serbë, kroatë, malazezë, maqedonë, boshnjakë etj.    

Ku jeton sot?

Jeton e vepron në Itali!

Kush është Sami Buzolli?

Buzolli në Tampere të Finlandës në vitin 1981, fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian.

Në Kampionatin Botëror të vitit 1982 fitoi medaljen e bronztë në kategorinë bantam, deri në 54 kilogramë.

Buzolli e fitoi medaljen tjetër të bronztë në Evropianin e vitit 1983. 

Dy herë nënkampion evropian dhe fitues i medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror.

Buzolli, në vitet e 80-ta, nga mjeshtria e tij në ring, çonte në këmbë mijëra tifozë shqiptarë në palestrën e madhe sportive në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat