E nokauton për 30 sekonda serbin! Publiku në këmbë

Boksi

E nokauton për 30 sekonda serbin! Publiku në këmbë

Nga: K. Goca Më: 12 janar 2025 Në ora: 11:54
Pamje nga meçi

Luftëtari amerikan Punahele Soriano për 30 sekonda e kreu punën me serbin! 

Goditje të njëpasnjëshme ndaj Urosh Mediç, gjyqtari mezi e ndali luftën pasi që amerikani nuk ndalej duke e goditur edhe pas nokautit dhe publiku në këmbë nga festa e kësaj fitore spektakolare.

Meçi është zhvilluar në Qendrën “Apex” në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Urosh Mediç pësoi një disfatë të rëndë e me nokaut në sportin UFC 101.

Kjo luftë ishte e peshës deri në 77 kilogramë.

Kjo ishte humbja e tretë e Mediçit në karrierën e tij në UFC, ndërsa Soriano shënoi fitoren e 11-të..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat