I papërsëritshmi Aziz Salihu!
Legjenda e boksit e Kosovës, tash e një kohë ka hequr dorë nga organizimi i turneve të boksit.
Duket se legjenda tash po e shijon kohën e pensionimit tash e sa vite dhe po kënaqet me shoqërinë e shumtë që ka rreth vetes.
Fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, kryetar i klubit të boksit Prishtina, e përcjell me vëmendje boksin dhe i gëzohet pamasë sukseseve të sportistëve shqiptarë pavarësisht cilit sport i takon.
Salihu jeton e vepron në kryeqytetin e Kosovës.
Pothuajse çdo ditë është aktiv në Prishtinë duke takuar shumë shokë por ka kohë që ka hequr dorë nga organizimi i turneve.
Thjesht, po e shijon jetën.