Ylli irlandez i arteve marciale të përziera (MMA) Conor McGregor është paditur në gjykatën civile federale të SHBA nga një grua, e cila e akuzon për sulm seksual ndaj saj në Miami. Ngjarja ka ndodhur në qershor 2023 gjatë një ndeshjeje NBA.
Çështja u trajtua fillimisht nga Zyra e Prokurorit të Qarkut Miami, e cila përfshin zonën metropolitane të Floridë. Asokohe, prokuroria vendosi të mos e akuzonte McGregor sepse nuk kishte prova të mjaftueshme.
Pas këtij vendimi, “procedura civile është rruga e vetme ligjore”, shpjegoi avokati i viktimës James Dunn.
Në padinë e ngritur të martën, gruaja akuzon sportistin 36-vjeçar se e ka sulmuar seksualisht në një banjë në qendrën sportive Kaseya, stadiumi ku luan Miami Heat.
“Pas një hetimi të plotë në atë kohë, prokurori arriti në përfundimin se nuk kishte prova të mjaftueshme për të ndjekur penalisht McGregor”, kujtoi avokatja e yllit irlandez, Barbara Llanes. Conor McGregor është një nga emrat më të mëdhenj në ligën profesionale MMA, Ultimate Fighting Championship (UFC).
“Pothuajse dy vjet më vonë, paditësja ka një histori të re të rreme. Ne kemi besim se edhe ky veprim do të refuzohet”, tha avokatja e McGregor.
Viktima e supozuar, e cila fillimisht ka bërë denoncim dy ditë pas ngjarjeve të supozuara, ka paditur edhe qendrën stërvitore Kaseya, duke e akuzuar për neglizhencë.