Enver Krasniqit i është besuar edhe një mandat në krye të Federatës së Boksit të Kosovës.
Puna e mirë e tij ishte arma kryesore që mori edhe një mandat katërvjeçar si kryetar i federatës.
Krasniqi zotohet se do luftojë që të rrisë nivelin e këtij sporti.
“Enver Krasniqi rizgjedhet kryetar i FBOXK me mandat katërvjeçar
Morën pjesë 26 klube (nga 27 të licencuara) dhe 26 delegatë më të drejt vote.
Njëzëri u miratua raporti i punës dhe raportin financiar 2024.
Delegatët unanimisht votuan planprogramin e punës dhe planprogramin financiar për vitin 2025 .
FBOXK ka bërë plotësim ndryshimin e statutit konform ligjit të sportit
Delegatët rizgjodhen kryetar të FBOXK, Enver Krasniqin me mandat katërvjeçar, nënkryetarë Sylejman Voca dhe Arben Jashari (minoritet) si dhe 13 anëtarë të bordit me mandat katërvjeçar.
Kuvendi aprovoj kalimin e FBOXK në Federatën Botërore të Boksit (World Boxig) si dhe Këshillin mbikëqyrës prej tre anëtarëve me mandat katërvjeçar.
FBOXK ka pranuar edhe tre klube të reja Dodona -Prishtinë, Kastrioti – Klinë dhe Rahoveci”, njofton federata.