Kristian Prenga nuk e ka ndërmend të ndalet.
Boksieri shqiptar ka “korrur” fitoren e radhës, duke mposhtur Juan Torres, në sfidën e peshave të rënda të zhvilluar në Filadelfia, Pensilvani.
Boksieri me origjinë nga Mirdita i dha fund duelit në raundin e dytë, duke e hedhur “Knock-Out”, kundërshtarin.
Kjo fitore ishte e 13-ta radhazi për Prengën, që vazhdon ecurinë pozitive.
Pas këtij triumfi spektakolar, boksieri ka reaguar edhe në rrjetet sociale, ku falenderon Zotin, por edhe të gjitha ata që e kanë mbështetur.
Prenga paralajmëron se shumë shpejt do ta shohim përsiëri në ring..