Boksieri Drilon Rama është fitues i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.
Ai arriti të fitoj çmimin e madh prej 160 mijë euro duke pasur një përkrahje të madhe nga publiku, që nga filimi i këtij spektakli.
Pas fitores, Driloni deklaroi se ai do ti rikthehet profesionit dhe do të punoj shumë për tu shpallur kampion i botës në boks.
“Shpresoj të më përkrahni kështu deri sa te fitoj titullin e kampionit të botës në boks”, deklaroi ai.
Rama përfaqëson ngjyrat e flamurit gjerman, kurse deri tani ka zhvilluar vetëm tri meçe boksi profesional duke i fituar të tri këto meçe.