Adhuruesit e sporteve marciale patën mundësinë këtë të shtunë të shijojnë një tjetër event spektakolar në UFC- UFC Fight Night 250!
Lufta kryesore me të vërtetë i emocionoi të gjithë.
Nassourdine Imavov fitoi me nokaut në raundin e dytë ndaj legjendarit Israel Adesanya.
Imamov i dha disa goditje kundërshtarit gjatë rundit të parë.
Në rundin e dytë, i jep një goditje të tmerrshme në të djathtë, e cila e rrëzoi Adesanyan, pasuar nga një goditje e sipërme majtas dhe disa grushta të tjerë, derisa arbitri vrapoi dhe ndaloi luftën.