Zeqiri do të mundohet sërish të ngrit titullin lart

Boksi

Zeqiri do të mundohet sërish të ngrit titullin lart

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

ArenaRing Management Promotion” po bën zyrtare evenimentin e parë për vitin 2025 edhe atë në Uster të Zvicrës ku do të zhvillohet një spektakël duke u paraqit në ring 6 luftëtar që në karrierën e tyre kanë shënuar vetëm fitore dhe duke fituar disa tituj si Ramadan Hiseni, Viktor Cakiqi, Aleksander Kallashi, John Gjini e Marius Antonieti.

Ëmbëlsira mbi tortë do të jetë ndeshja për titull WBF Intercontinental ku boksieri ynë Mersim Zeqiri do të mundohet sërish të ngrit titullin lart që konsiderohet njëri prej më të mirëve në këtë federatë pas titullit të botës, të cilin e kishte fituar madje edhe një legjendë e boksit si Evander Holyfild.

Kjo do jetë një rast i mirë për djaloshin me prejardhje nga Garana e që jeton dhe vepron në Zvicër që të tregoi se rezultatet e shënuara deri tani nuk janë të rastësishme. Cekim se Zeqiri nga 7 ndeshja, të gjitha i ka të fituara dhe në karrierën e tij ka fituar dy tituj - UBO e UBF INTERNATIONAL.

Promotor i këtij spektakli është Dyli Salihu i cili falënderon federatën e WBF për mundësinë e dhënë që boksieri i tij të luftoj për këtë titull, ndërkohë që falënderon edhe Federatën e boksit të Zvicrës të cilin kanë një bashkëpunim shumë profesional.

Cekim se para ndeshjeve profesionale do te zhvillohen edhe 5 përballje ne boksin amator. Normal për të organizuar një event të tillë duhet pasur edhe mbështetës andaj të gjithë ata që dëshirojnë të na ndihmojnë duke qen sponsor i presim më dëshirë, njofton Promoter – Manager Avdyl Salihu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat