Rikthehet spektakli në kafaz

Boksi

Rikthehet spektakli në kafaz

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 11:20
Pamje nga një meç

Në Sidney të Australisë do të zhvillohet këtë fundjavë eventi UFC-312 në artet marciale mikse. Një event i rëndësishëm, teksa përfshin edhe dy duele për titullin kampion bote, një për meshkuj dhe një për femra.

Dricus du Plessis i Afrikës së Jugut (22 fitore e 2 humbje në kafaz) do të mbrojë titullin kampion bote në peshën e mesme. Ai do të përballet me amerikanin Sean Strickland (29 fitore e 6 humbje në kafaz).

Për Strickland do të jetë një revansh, pasi do të kërkojë titullin e humbur në janar të 2024-ës, kur u mund nga du Plessis me vendim shumice. Një përballje që parashikohet mjaft e fortë dhe ekuilibruar, ashtu si dhe e para.

Në peshën “strawweight” (pesha 48-52kg), kampionia në fuqi, kinezja Weili Zhang (25 fiore e 3 humbje) do të mbrojë titullin ndaj amerikanes Tatiana Suarez (10 fitore e asnjë humbje). Zhang nuk humbet prej me shumë se 3 vitesh.

UFC-312, duelet kryesore

Dricus du Plessis – Sean Strickland

Weili Zhang – Tatiana Suarez

Justin Tafa – Tallison Teixeira

Jimmy Crute – Rodolfo Bellato

Jake Matthews – Francisco Prado

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat