Federata Ndërkombëtare përjashton Imane Khelif nga Botërori

Boksi

Federata Ndërkombëtare përjashton Imane Khelif nga Botërori

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 16:32
Imane Khelif

Është grua apo burrë? Kjo pyetje që krijoi polemika dhe njollosi medaljen e artë të Imane Khelif në Lojrat Olimpike është kthyer edhe një herë në vëmendje.

Pak muaj nga triumfi në Paris, boksierja algjeriane është përjashtuar nga Kampionati Botëror që do të zhvillohet në Nish të Serbisë nga datat 8 deri në 16 mars.

Vendimin e ka marrë Federata Ndërkombëtare e Boksit, që ka bllokuar edhe një herë atleten për shkak të nivelit të lartë të testosteronit dhe prezencës së kromozomit mashkullor XY në trupin e saj.

Pas testeve të fundit, Imane Khelif nuk ka marrë pasaportën e përshtatshmërisë, duke rikthyer edhe një herë dyshimet mbi gjininë e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat