I ndodhi e papritura boksierit shqiptar në Angli!

Boksi

I ndodhi e papritura boksierit shqiptar në Angli!

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 23:43
Pamje nga një meç

Nelson Hysa sonte ka pasur meçin e madh kundër Todorche Cvetkov.

Por, në minutat e fundit, boksieri nga Maqedonia e Veriut nuk arriti të udhëtonte në “Manchester Arena” për t’u përballur me shqiptarin.

Lajmin e konfirmoi edhe Nelson Hysa në rrjetet sociale, duke treguar se për arsye personale, kundërshtari i tij e anuloi këtë meç.

“Për shkak të disa arsyeve kundërshtari nuk mundi të vinte për ndeshjen e nesërme kështu që ndeshja anulohet.

“Brenda 2 ditësh do ju njoftoj për datën e rradhës me të njëjtin kundërshtar”, shkruhet në reagimin e Nelson Hysa.

Kujtojmë që ky meç ishte i paraparë të zhvillohet në kartën e luftës kryesore mes Derek Chisoras dhe Otto Wallin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat