Usyk në prag të pensionimit: Vetëm edhe dy meçe, jo më shumë!

Boksi

Usyk në prag të pensionimit: Vetëm edhe dy meçe, jo më shumë!

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 15:12
Oleksandr Usyk

Kampioni i botës në peshat e rënda, Oleksandr Usyk është duke planifikuar pensionimin nga boksi.

Gjatë një interviste për “Sky Sport”, Usyk thotë se do t’i ketë vetëm edhe dy meçe dhe do t’i jap fund karrierës.

Usyk nuk ka humbje në boks dhe mbetet kampion i padiskutueshëm.

“Do të luftoj me fituesin e duelit Dubois-Parker, nuk është problem. Mendoj dhe e ndjej se mund t’i zhvillojë vetëm edhe dy meçe, hiç më shumë, veç edhe dy”, u shpreh Usyk.

38-vjeçari gjatë karrierës së tij ka zhvilluar 23 meçe, ka fituar në të gjitha (14 me nokaut).

Kujtojmë që dy meçet e fundit, Usyk i zhvilloi ndaj Tyson Furyt dhe i fitoi të dyja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat