Bajoku boksieri më i mirë

Boksi

Bajoku boksieri më i mirë

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 18:13
Më të mirët

Shpejtim Bajoku është shpallur boksieri më i mirë i turneut të boksit “PAVARËSIA”.

Të shtunën në Prishtinë është mbajtur turneu i boksit “Pavarësia”, duke mbledhur garues nga Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Ky aktivitet, i organizuar nga Federata e Boksit të Kosovës për nder të Pavarësisë së Kosovës dhe që tashmë është tradicional është zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. 

Pos për Bajokun, ka pasur edhe shpallje të tjera, ku Ahmed Koçi nga Shqipëria është vlerësuar si tekniku më i mirë, 

Shpejtim Shabani e Arian Gashi nga Kosova si çifti më luftarak, Erijon Saidi nga Maqedonia e Veriut si boksieri më i mirë huaj dhe Latin Ivanov nga Bullgaria boskieri më "fair play"..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat