Boksieri shqiptar, Ardian Krasniqi ka bërë të ditur datën për meçin e parë të vitit 2025.
Krasniqi do të rrahet me 26 prill në “Glaspalast Sindelfinken” në qytetin e Stuttgartit.
Nipi i Luan Krasniqit përmes rrjeteve sociale tregon se qëllimi i tij në këtë meç është të mbrojë titullin WBO Intercontinental dhe t’i afrohet ëndrrës për një kampionat botëror.
“Qëllimi im? Të mbroj titullin WBO Intercontinental dhe të siguroj vendin tim në krye të botës dhe t’i afrohem ëndrrës për një kampionat botëror!”
“Përgatitjet janë në kulm, tani çdo ditë ka rëndësi. Jini aty dhe më mbështesni – biletat tashmë janë në dispozicion në Eventim”, shkruhet në postimin e Krasniqit
Kundërshtari i Krasniqit nuk është zbuluar, por data 26 prill do jetë e veçantë për boksierin shqiptar.
Krasniqi deri tani ka zhvilluar 10 luftëra në boksin profesionist, ku ka fituar në të gjitha.