Boksieri Arnold “The Cobra” Gjergjaj del në pension.
Boksieri më i suksesshëm zviceran i peshave të rënda me tituj EBU dhe WBF
Përfundoi karrierën me 41 meçe profesionale, 38 të fituara dhe 3 me nokaut.
Boksieri zviceran Arnold “The Cobra” Gjergjaj (40 vjeç) i jep fund karrierës. Kështu raporton “bz Basel” pasditen e së martës.
“Gjergjaj erdhi në Zvicër nga Kosova në moshën 14 vjeçare dhe u shndërrua në boksierin më të suksesshëm zviceran të peshave të rënda në histori.
Sukseset e tij më të mëdha përfshijnë dy herë triumfin në Kampionatin Evropian të EBU-s dhe Kampionatit Botëror WBF.
Asnjë zviceran më parë nuk kishte arritur kurrë njërën nga këto gjëra në boksin e peshave të rënda. Gjergjaj në karrierën e tij ka zhvilluar 41 meçe profesioniste, prej të cilave 38 i ka fituar, tre prej tyre me nokaut”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.