Bota e boksit përgatitet për meçin e madh të peshës së rëndë

Boksi

Bota e boksit përgatitet për meçin e madh të peshës së rëndë

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 12:51
Dubois e Parker

Më 22 nëntor, në Arabinë Saudite do të zhvillohet duel ii madh për titullin kampion bote në peshën e rëndë (kategoria IBF) mes britanikut Daniel Dubois dhe neo-zelandezit Joseph Parker.

Dubois (22 fitore e 2 humbje në karrierë), që mban titullin kampion, fituar në shtator në përballjen ndaj Joshua, do të mbrojë për herë të parë gjerdanin.

Ndërsa Parker (35 fitore e 3 humbje në karrierë), dikur ka qenë kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBO, në vitin 2016) dhe synon të ngjitet sërish në majë.

Të dy boksierët po kalojnë një moment të mirë në karrierën e tyre: Dubois ka fituar tri përballjet e fundit, ndërsa Parker ka fituar 5 duelet e fundit dhe nuk humbet që prej vitit 2022.

Kjo është hera e parë që dy boksierët duelojnë mes tyre, ndaj dhe interesi është i madh, pasi mendoeht një përballje e ekuilibruar. Në këtë event do të duelojnë edhe kampionë të tjerë si Artur Beterbiev dhe Dmitry Bivol.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat