Boksieri i njohur plagoset në Beograd

Boksi

Boksieri i njohur plagoset në Beograd

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 13:32
Pamje nga një meç

Boksieri i njohur nga Gjermania, Mario Dasser është plagosur në Beograd të Serbisë në orët e hershme të mëngjesit.

Dasser ishte së bashku me një shokun e tij rrugëve të Beogardit, ku dy sulmues kanë shtënë me armë në drejtim të tyre.

36-vjeçari është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve, policia serbe ka nisur kërkimin për dy sulmuesit që qëlluan boksierin dhe shokun e tij.

Desser gjatë karrierës së tij ka zhvilluar 14 meçe boksi dhe ka fituar në të gjitha (7 prej tyre me nokaut).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat