Nokaut i çuditshëm 

Boksi

Nokaut i çuditshëm 

Nga: K.G. Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 14:23
Pamje nga meçi

Mesud Selimoviq, një luftëtar nga Bosnja dhe Hercegovina, ka bërë një nokaut të çuditshëm. 

Në një luftë të pabesueshme, Selimoviq e mposhti marokenin Ilijas Hamoucha. 

Ai ka siguruar fitoren me një nokaut që me siguri do të mbahet mend gjatë.

Momenti kyç ishte grushti i famshëm që  e realizoi në mënyrën e mjeshtërore, si Aleks Pereira.

Ndonëse të dy luftëtarët ranë përtokë gjatë goditjes,

Selimoviq u ngrit menjëherë, ndërsa marokeni u hutua për disa sekonda dhe nuk e dinte se ku ishte.

Kjo fitore për Selimoviqin paraqet triumfin e tij të 33-të në karrierë, ndërsa ka 12 humbje dhe karrierën e tij në Glory e filloi në mënyrën më të mirë të mundshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat