Boksieri shqiptar zyrtarizon meçin e radhës

Boksi

Boksieri shqiptar zyrtarizon meçin e radhës

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 13:09
Mersim Zeqiri

Kampioni shqiptar i boksit, Mersim Zeqiri e ka zyrtarizuar meçin e radhës në boksin profesionist.

Boksieri shqiptar nga Maqedonia e Veriut do të përballet me boksierin Omrri Bolivar në muajin prill.

Zeqiri, i cili ka seri perfekte prej 7 fitoresh në po aq meçe, do ta kërkojë fitoren e tetë radhazi, e cila do t’ia mundësojë atij që të synojë tituj të tjerë dhe të ngritet në renditjen botërore.

Kampi i boksierit me rezidencë në Zvicër shprehet optimist para këtij meçi, i cili do të mbahet në Gjermani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat