Gjyqi për vrasjen e boksierit shqiptar/ Dalin pamjet kur një nga të plagosurit rrëzohet në rrugë

Boksi

Gjyqi për vrasjen e boksierit shqiptar/ Dalin pamjet kur një nga të plagosurit rrëzohet në rrugë

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 16:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Kanë dalë pamje të reja nga ngjarja që ka ndodhur sot në Bielefeld të Gjermanis.

Aty ku edhe po mbahej gjyqi për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani.

Në këtë video të publikuar në “X” shihet kur një prej personave të plagosur rrëzohet në mes të rrugës, ndërkohë më pas i njejti merret nga ndihma e shpejtë.

Siç ka raportuar WELT, bëhet fjalë për tre persona të plagosur në Bielefeld e që dyshohet se janë familjarë të personit të dyshuar për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat