Kosova ka talent, guxim dhe të ardhme në boksin botëror

Boksi

Kosova ka talent, guxim dhe të ardhme në boksin botëror

Më: 3 mars 2025 Në ora: 19:35
Donjeta Sadiku, Hajrulla Çeku

Pas 48 vitesh, Kosova me medalje në turneun prestigjioz “Strandja” në Sofje.

Kështu ka shkruar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i cili ka pritur bokseren e jashtëzakonshme, Donjeta Sadiku.

Çeku ka shkruar në Facebook se ajo solli medalje të artë, ndërsa medalje të bronzta fituan Loris Idrizi dhe Bashkim Bajoku.

“Sot i pritëm në kabinet dhe i uruam për punën dhe angazhimin për t’i sjell këto suksese vendit. Këta sportistë po tregojnë se Kosova ka talent, ka guxim dhe të ardhme në boksin botëror. Ju uroj suksese të radhës”, ka shkruar ministri Hajrulla Çeku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat