Tyson Fury “zbarkon” në politikë

Boksi

Tyson Fury “zbarkon” në politikë

Më: 4 mars 2025 Në ora: 11:24
Tyson Fury

Tyson Fury i dërgoi një mesazh të zjarrtë mbështetjeje Donald Trump, pas konferencës për shtyp të presidentit amerikan në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë u ndalën në Uashington kur Trump e dëboi Zelensky nga Shtëpia e Bardhë pas një takimi me tone të larta mes dy liderëve. Boksieri britanik Fury dukej se e shijoi shpërthimin e Trump, duke komentuar në rrjetet sociale.

Fury vazhdoi të tregonte mbështetjen e tij për Trump, duke postuar më vonë një pamje të deklaratës së presidentit të 47-të për luftën e fjalëve. “Viva Trump. Ndaloni luftërat. Donald Trump = paqe në botë”, shtoi Fury në komentet e tij.

Zelensky mbërriti në Shtëpinë e Bardhë me brezin botëror të boksierit ukrainas Oleksandr Usyk.

Ai e fitoi titullin e kampionit të padiskutueshëm të pershve të rënda, duke mundur pikërisht Fury në maj 2024 dhe më pas triumfoi edhe në revansh, në dhjetor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat