Eubank dhe Benn rrethohen nga siguria pas incidentit

Boksi

Eubank dhe Benn rrethohen nga siguria pas incidentit

Më: 5 mars 2025 Në ora: 12:59
Pamje

Pas incidentit në konferencën e parë për shtyp, kur Chris Eubank Jr goditi me vezë në fytyrë rivalin e tij Conor Benn në momentin që dolën “ballë për ballë”, në konferencën e dytë për shtyp dy boksierët britanikë u mbajtën në distancë nga forcat e sigurisë.

Dy britanikët do të duelojnë më 26 prill në stadiumin e Tottenham, në Londër, një duel i vlefshëm për peshën e mesme. Forcat e sigurisë qëndruan pranë të dy boksierëve për të parandaluar çdo përsëritje të skenave kaotike që prishën konferencën e tyre të parë për shtyp.

Eubank Jr dhe Conor Benn janë djemtë e Chris Eubank Sr dhe Nigel Benn, të cilët janë legjenda në boksin britanik. Ata kanë dyeluar dy herë në vitet ’90, me Eubank që ka fituar duelin e parë dhe ka barazuar të dytin ndaj Benn. Tashmë është radha e djemve të tyre të ngjiten në ring.

Eubank Jr dhe Benn fillimisht duhej të duelonin në vitin 2022, një sfidë që u anulua pasi u zbulua se Conor Benn kishte dështuar në dy teste droge. Pezullimi i përkohshëm i Benn u hoq në nëntor, duke e lënë atë të lirë të vijonte rivalitetin e tij me Eubank Jr. Ajo luftë e anuluar mbetet ende një mollë sherri mes tyre.

“Unë mendoj se shumë limite janë kapërcyer. Incidenti me vezë ishte i lehtë.

Mendoj se është i merituar. Ai e meritonte sikletin. Unë vij i paarmatosur sot. Jam kontrolluar shumë herë. Kjo është një luftë e vërtetë, do të jetë si sfida e parë mes babait tim dhe Nigel Benn. Do të jetë e veçantë”, tha Eubank Jr.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat