Vdes boksieri i gjeneratës së artë të Prishtinës, Sahit Hajdini.
Ikja e tij në amshim është një humbje e madhe për boksin në përgjithësi.
Hajdini i takon gjeneratës më të famshme të boksit Prishtina, me të cilëln fituan pesë titujt të kampionit në ish Jugosllavi.
Ndërkaq, Abedin Lika, që i takoin gjeneratës së artë të Prishtinës, shprehet i tronditur me ikjen në amshim të Hajdinit.
“Jam shumë i pikëllluar me vdekjen e Hajdinit, me të cilin kemi kaluar kohëra më të mira në KB Prishtina”, tha Lika për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Ndryshe, Sahiti është vëllai i ish boksierit të njohur të gjeneratës së artë të Prishtinës, Skënder Hajdini.