Boksierët shqiptarë shkëlqejnë në ring

Boksi

Boksierët shqiptarë shkëlqejnë në ring

Më: 9 mars 2025 Në ora: 11:20
Armand Culhaj

Turneu “Anuar Fight Night 2” ka dhuruar emocione të mëdha.

Boksierët kuqezi kanë dominur sfidat respektive dhe kanë triumfuar në ring, madje Nelson Hysa dhe Armand Culhaj janë shpallur kampionë.

Mbrëmja filloi me sfidën Imeri – Espinoza, që u fitua nga boksieri shqiptar Knock Out (KO) që në raundin e parë.  

Boksieri shqiptar Senad Drini fiton përballë italianit Brusa në raundin e tretë me Knock Out teknik (TKO) në sfidën e dytë të turneut “Anuar Fight Night 2”.

Boksieri shqiptar Arjon Kajoshi ka mposhtur me pikë pas 6 raundesh rivalin Casado, ndërsa Nelson Hysa fiton me Knock Out (KO) në raundin e parë përballë Molinës dhe shpallet kampion Europe në kategorinë WBO.

Nuk ka histori edhe në ndeshjen më të rëndësishme të mbrëmjes, pasi Armand Cullhaj fiton në raundin e dytë me Knock Out teknik ndaj Dominguez dhe shpallet Kampion i Gjermanisë Ndërkombëtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat