Ajo është një tifoze e zjarrtë e Lacios dhe sa herë që ekipi i saj i preferuar fiton në Champions League, feston me fansat në mënyrën e saj.
Pas suksesit 3-1 kundër Zenitit, aktorja e njohur dhe seksi Anna Falchi, nuk bëri përjashtim: e veshur vetëm me bluzën bardhekaltër me numrin 17, ajo pozoi për një foto që e publikoi në rrjetet sociale, duke i lënë disi vend fantazisë…
"Një duartrokitje për ekipin tim të zemrës bardhekaltër dhe një duarrokitje për Ciro Immobilen. Pas 3 minutash, 25 pasime pa humbur topin, gol dhe shkëlqyeshëm! Ndeshja në këmbët e tij!", – shkroi Anna, gjithnjë e më entuziaste për çdo triumf të ekipit të Simone Inzaghit.
E bukur dhe e qeshur, ajo me krenari tregon bluzën e saj me autografë, por mbi të gjitha format trupore që të lënë pa frymë…