Jemi mësuar ta shohim me flokë natyralë, në ngjyrë gështenjë, por Oriola marashi duket se mund të bëjë ndryshime në pamjen e saj shumë shpejt.
Disa fansa të modeles bukuroshe kanë marrë disa foto të saj dhe i kanë modifikuar, duke e kthyer Oriolën në bionde platin.
Mesa duket, kjo pamje i ka pëlqyer Oriolës, e cila sapo e pa, vendosi ta postonte në Instastory për ta ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.
“Të bëhem totalisht bionde?”- ishte pyetja që shkroi ajo krahas postimit, teksa i kërkon ndjekësve mendimin e tyre.
Oriola është padyshim një ndër vajzat më të bukura shqiptare, e cila ka preferuar që deri tani të mbetet natyrale dhe të mos bëjë asnjë ndërhyrje në pamjen e saj.
Format bombastike të saj “i shtyjnë” gjithnjë fansat që të mos i kalojnë postimet që bën pa komentuar.