Drake ka kërkuar që Grammy të zëvendësohet me një event tjetër çmimesh, pasi disa prej artistëve të njohur nuk ishte pjesë e nominimeve të këtij viti.
“Mendoj se duhet të ndalojmë veten së trondituri çdo vit ‘shkëputja’ e muzikës që ka ndikim dhe këtyre çmimeve,”– u shpreh reperi.
Ndërsa shtoi: “Është koha e shkëlqyer për dikë të fillojë diçka të re, që ne mund ta ndërtojmë me kalimin e kohës dhe t’ua transmetojmë brezave që do të vijnë.”
Ndërkohë nuk ka pasur ende asnjë reagim nga Grammy për këto deklarata.
Drake bëri propozimin pasi The Weeknd u la jashtë nominimeve të Grammy këtë vit, ndërkohë që albumi i tij “After Hours” ishte më i shituri për këtë vit në SHBA.
Pritej që këngëtari të nominohej në të paktën dy kategoritë “Albumi i vitit” dhe “Kënga e vitit”.
Pasi zbulimit të listës së të nominuarve, The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, e konsideroi Grammy-m “të korruptuar”.
“Më detyroheni mua, fansave të mi dhe industrisë së muzikës, transparencë,”- shkroi ai në rrjetet sociale.
Në një postim tjetër, zbuloi se organizatorët e ceremonisë së ndarjes së çmimeve i kishin kërkuar të performonte pavarësisht se nuk ishte nominuar në asnjë kategori.
“Sipas mendimit tim zero nominime = nuk jeni i ftuar!”- shkroi The Weeknd.