Ditën e sotme djali i vetëm i Adrola Dushit, Troi, feston 7-vjetorin e lindjes dhe sigurisht ajo ndodhet pranë tij në SHBA në këtë ditë kaq të veçantë për të birin.
Së fundmi, modelja ka publikuar edhe pamjet nga festa që i ka organizuar Troit. Ajo ka ndarë një video në Instastory, ku duket se fabula e festës ka qenë “galaksia e Troit”.
Në video shohim se ambienti është zbukuruar me tullumbaca e planete, teksa po ashtu nuk mungon as bredhi i Krishtlindjeve.

"Galaksia e Troit.”- ka shkruar Adrola krah video.