Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, që do vijë në jetë dita-ditës.
Dhe këngëtari ka treguar se jo vetëm është një baba i përkushtuar por edhe “një djalë për shtëpi”.
Ai postoi një foto teksa lante dhëmbët dhe njëkohësisht po hekuroste një peshqir.
“Djalë për shtëpi ?”- shkroi këngëtari, krahas imazhit.
Pak ditë më parë, Sara Hoxha i bëri një lojë Ledri Vulës duke u shtirur sikur i plasën ujërat për të parë reagimin e tij.
Teksa nuk dinte çfarë të bënte, këngëtari përpiqej të qetësonte partneren me fjalë të ëmbla dhe përkëdhelje.
