Pas “ftohjes” me Fation Kuqarin, 26-vjeçarja, Ana Lleshi, zgjodhi që këtë javë të dilte në takim me njërin nga djemtë e rinj, Blerim Fejza.
Mes pyetjeve të shumta nuk mungoi as ajo në lidhje me xhelozinë, së cilës Blerimi iu përgjigj duke thënë se nuk është aspak i tillë.
Më pas ai bëri një deklaratë të fortë që ndezi debate në studio dhe shkaktoi shumë reagime.
Ai tha se nuk e ka aspak problem që femrën e tij “ta gjuajnë” të tjerët kur del me të.
Pjesë nga biseda:
Blerim Fejza: Nëse mashkulli është i hapur dhe femra të zgjedh ty, atëherë nuk e ke problem edhe po ta shikojnë të tjerët. Kur ke një femër të bukur në krah le ta shohin dhe le ta gjuajnë.
Fation Kuqari: Të të them një gjë? Ti e the në një emision këtë. Ti kur të dalësh në kafe do të ta ngacmojnë në sy femrën tënde, sepse do të të respektojnë ty me këtë.
Blerim Fejza: Nuk ka lidhje se nëse ti je i paaftë, atëherë… Ajo është femra ime, edhe po ta gjuajnë, ajo nuk do ua hedhë sytë.