Skulptura hindu, një dhuratë ikonë e lashtë ortodokse nga Igor Stravinsky, një dorë e artë e gdhendur për të nga Alberto Giacometti dhe një kërcell gruri i pikturuar nga Salvador Dalí.
Apartamenti i Gabrielle Chanel në 31 Rue Cambon është një dhomë arti dhe mrekulli e stilit barok.
Të qenit Coco Chanel nënkuptonte një ideal estetik, e sigurisht ky rregull ndiqej edhe në përditshmërinë e saj, të cilën Chanel e shndërroi në një kryevepër. Çfarë vishte ikona e stilit francez në shtëpi?
Një palë pandofla të ngrohta?
Pizhama pambuku të rehatshme?
Apo një fustan praktik?
Absolutisht jo!
Imazhi i saj nuk mund t’ja lejonte kurrsesi vetes që të rehatohej, edhe brenda aprtamentit me veshje të rëndomta, dhe për habinë e askujt, Coco Chanel nuk i hiqte kurrë perlat nga qafa, kostumet elegante, pizhamet prej sateni, apo këpucët me taka, edhe kur në apartament ishte krejt e vetme.
Në figurën e Gabrielle Chanel, koncepti i rehatisë merte një kuptim krejt të ri dhe të papritur; rehatia nuk është sinonim me ndjesinë fizike, ndaj për të komoditeti nuk përkthehej aspak me një palë pizhame pambuku të rehatshme.