Valbona Mema është një nga këngëtaret shqiptare më të preferuara të muzikës popullore.
Ajo ka rrëmbyer zemrën e publikut me zërën dhe këngët e saj. E ftuar në “AfterParty”, Valbona Mema është shprehur se i pëlqen të këndojë live dhe jo playback.
Ndaj saj nuk munguan as pyetjet “me spec”. Këngëtarja u vendos të zgjidhte mes Xhesika Polos dhe Arilena Arës, dhe padyshim që zgjodhi mbesën e saj.
Gjatë intervistës, Valbona Mema foli edhe për jetën private, teksa tregoi se është një nënë e arrirë krenarë për dy fëmijët e saj dhe se ka një marrëdhënie të mirë me vjehrrën.
Pjesë nga intervista:
Meshkujt të ngacmojmë më shumë tani apo vite më parë?
Valbona Mema: Asnjëherë
Të punosh fort apo të luash fort
Valbona Mema: Të punoj fort
Makinë e re luksoze apo vilë e re në bregdet
Valbona Mema: Preferoj makinën
Vjehrrë xheloze apo e dashur?
Valbona Mema: Vjehrrën e kam si zemër, si shpirt.
Xhesika Polo apo Arilena Ara
Valbona Mema: Xhesika është zemra ime, gjaku im, mbesa ime
Puthje apo përqafime
Valbona Mema: Përqafime
Veshje seksi apo sportive
Valbona Mema: Sport
Je pro njohjeve të reja apo një beqare seksi deri në fund?
Valbona Mema: Jam nënë e arrirë dhe jam krenare për dy fëmijët e mi