Tifozët e Selena Gomez u aktivizuan shumë në mediat sociale, pasi ajo shfaqi një shaka lidhur me transplantin e saj të veshkës në vitin 2017.
Dhe shoqja e saj e mirë, Francia Raisa, e cila i dhuroj veshkën, ndau poashtu një reagim ndaj shakasë në mediat sociale të shtunën.
Aktorja 32 vjeqare konfirmoj se producentët nga një komedi e shkollës së mesme i kishin kërkuar falje asaj për këtë shaka, megjithëse ajo ende shqetësohet se mund të jetë e dëmshme për njerëzit e tjerë që kishin dhuruar organe ose i kishin marrë ato.
"Disa nga aktorët dhe producentët më kanë kërkuar falje personalisht dhe e vlerëosj vërtetë këtë", shkroj ajo në storiet e saj në Instagram./Bota sot