Thomas Strakosha kaloi një periudhë të vështirë, teksa para një muaji rezultoi pozitiv me Koronavirus dhe për këtë arsye ishte i detyruar të qëndronte jashtë fushave të lojës.
Megjithatë tashëm gjithçka ka kaluar dhe portieri shqiptar i është kthyer jetës së përditshme. Përveç Lacios, Strakosha i është kthyer edhe familjes së tij, që jeton në Athinë dhe përbëhet nga nëna, babai.
Portieri i Kombëtares, ka udhëtuar drejt Greqisë, por nuk ishte i vetëm. Ai ka marrë me vete edhe të dashurën e tij Ester Adjoa Asiedu, për ta çuar në shtëpi për t’ia prezantuar prindërve të tij, panorama sport.
Gjatë udhëtimit për në Greqi Strakosha nuk nguroi të postonte edhe foto krahë partneres së tij, teksa e shoqëroi me shkrimin: “Zemra ime u kyç”. Në këtë mënyrë, portieri 25-vjeçar, i ka mbyllur derën edhe shumë vajzave të tjera, që e ngacmonin me mesazhe.