Kjo është Rita Ora e cila në festën e ditëlindjes së 30-të u pa me disa miq të famshëm që po thyenin rregullat e izolimit, deri në orët e para të mëngjesit në një restaurant në Londër.
Fotografitë tregojnë që ylli i popit ka shijuar një natë joshëse e rrethuar me miqtë, e cila është kritikuar si egoiste dhe e papërgjegjshme.
Supermodelja Cara Delevingne, motra e saj Poppy dhe motra e Rita Orës, Elena u panë duke arritur në pikën e nxehtë të Notting Hill të shtunën në mbrëmje.
Vizitorët u futën në pjesën e pasme të restaurantit për të shmangur hyrjen kryesore të maskuar në fytyrë dhe mbanin shishe alkooli./Bota sot