Gruaja transgjinore mbajti “sekret” ndryshimin e gjinisë për 16 vjet. Si u prit nga i fejuari i saj

Bota e Yjeve

Gruaja transgjinore mbajti “sekret” ndryshimin e gjinisë për 16 vjet. Si u prit nga i fejuari i saj

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 16:42
Jamie Pandit dhe Phil

Jamie Pandit, aktualisht 32 vjeçe, ka jetuar si femër që prej moshës 16-vjeçe.

Ajo tregoi të vërtetën e saj pas takimit me të fejuarin, Phil, 38 vjeç.

Ata u takuan në “Bumble” dhe një muaj pas takimit ajo i tregoi për të shkuarën, teksa kishte lindur djalë dhe ishte transgjinore.

Djali jo vetëm që nuk u befasua nga ajo që dëgjoi, por ata janë tani edhe të fejuar.

Phil inkurajoi Jamie, nga Toronto e Kanadasë,  që ta bënte publike të shkuarën e saj në rrjetet sociale.

“Të pranoj siç je. Ti je një grua shumë e bukur,” – i ka thënë partneri.

Jamie tha se është përballur me bullizëm nga shoqëria, kur vendosi që të kthehej nga djalë në vajzë.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat