Ylli i “Love Island”, Montana Brown, ka pozuar krejtësisht e zhveshur në Maldive.
Ylli i televizioneve, 25 vjeç, i hoqi të gjitha, teksa shijonte një zhytje gjatë perëndimit të diellit, raporton “The Sun”.
Meqënëse ishte nata e saj e fundit nga udhëtimi i mrekullueshëm, Montana vendosi të dilte topless për të shijuar oqeanin.
Ajo dukej e pabesueshme teksa tregonte linjat seksi gjatë kohës që pozonte para kamerës.
Montana përdori një zemër ngjyrë vjollcë për të mbuluar pjesët intime, ndërsa flokët e lagura i kishte hedhur pas shpinës.
Krahas fotos, ajo shkroi: “Njësh me natyrën“.
Fotoja ka marrë komente pafund nga fansat e bukuroshes seksi.
Arratisja në Maldive vjen pak kohë pasi Montana zbuloi se kishte bërë një abort, i cili për të kishte qenë shkatërrues.
Ajo u nda nga i dashuri i saj model, Elliott Reeder, në janar, pas një periudhe dy-vjeçare që kishin kaluar bashkë.
Montana u bë e famshme në sezonin e tretë të “reality show-t”, “Love Island”, në 2017.