Georgina Rodriguez vazhdon të publikojë poza provokuese në rrjete sociale, duke i lënë të gjithë pa fjalë me format trupore seksi.
Modelja 26-vjeçare publikoi mbrëmjen e djeshme një foto në Instastory, ku shfaqej mjaft provokuese e veshur me të brendshme dhe e shtrirë në shtratin e saj.
“Ëndrra të bukura,”- shkroi bukuroshja seksi krahas fotos.
Pak ditë më parë, e dashura e futbollistit të njohur 35-vjeçar, Cristiano Ronaldos, i mahniti të gjithë me pozat seksi nga një jaht. Modelja kishte vënë në plan të parë të pasmet bombastike.
Ylli portugez dhe modelja janë bashkë që nga viti 2017 dhe kanë një vajzë dy vjeçare, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Alana Martina.
Ndërsa Cristiano Ronaldo ka edhe tre fëmijë të tjerë, binjakët Eva dhe Mateo, 3 vjeç, si dhe një djalë, që është fëmija i parë i futbollistit, Ronaldo Jr, 10 vjeç.