Shyhrete Behluli dhe vajza e saj, Ëngjëllusha do të jenë më ju në programet festive të Vitit të Ri.
Nënë e bijë po bëjnë dritë në fotografitë e postuara në rrjetet sociale.
Me fustana të gjatë, Shyhretja më shumë po duket si të jetë motër e Ëngjëllushës, së sa nënë e saj.
Për veshjen e tyre është përkujdesur nusja e shtëpisë, Learta, ndërsa për grimin vajza e tyre, Njomza.