Të thuash qe Vera Grabocka nuk njeh moshë, nuk po thua asgjë që nuk e di njeri.
Por kur të mbërrijnë në redaksi foto si këto, të bëra sot në bllok nuk mund të mos e thuash dhe njëherë se zonja e spektakleve duhet të ketë bërë pakt me djallin: edhe njëzetë vjeç po të ishte nuk do të kishte siluetë të tillë.
Si ia bën?
Ecje, ujë dhe ushqim i kujdesshëm, vetëm kaq thotë ajo nëse e pyesin.
Ja ta provojmë e t’i biem liqenit rreth e rrotull, ja po pimë dhe ujë dhe po i vëmë kyçin kësaj dreq goje, por aha, si Grabocka zor se behemi dot dhe po bëmë këtë disa vjet rresht.