Goldi e ka uruar nënën publikisht me rastin e ditëlindjes.
Reperi i njohur shqiptar, Arian Agushi, sot e ka pasur një ditë të veçantë.
Duke qenë se është ditëlindja e nënës së tij, sigurisht se nuk ka munguar urimi publik dhe i veçantë i tij për të.
“Urime ditëlindjen nanë. Sot dhuratën më të mirë nga ne e ke nipin. T’paqim edhe shumë vite me shëndet e gëzime”, ka shkruar Ariani pranë postimit të një fotografie në Instagram.
Kujtojmë se ai dhe bashkëshortja e tij Ermira së fundmi janë bërë prindër, dhuratë kjo më e mira për gjyshen me rastin e ditëlindjes.