Është bërë paksa e modës që Vip-at e showbizz-it kur ndahen nga partnerët e shikojnë si të udhës të bëjnë ndryshime drastike në pamje.
Ndarja e saj nga Justin duket se i ka lënë një përshtypje të hidhur shumë fansave por sipas gjasave Selena Gomez po përpiqet të harrojë gjithçka dhe këtë e themi në aspektin e paraqitjes fizike,tranmseton " Bota sot".
Para disa ditësh na tregoi me postimet e saj në Instagram modelin e ri të flokëve të kapura bishtalec dhe kjo u shoqërua me përshtypje pozitive nga fansat të cilët reaguan me komente në postimin e saj në Instagram.
Por prisni se ka akoma! Selena ka ndryshuar përsëri dhe këtë herë i ka prerë flokët dhe ngjyrosur me një model ndryshe.
Si mendoni? A i shkon ky model flokësh Selena Gomez-it?



