Aktorja Irene Bedard, që bëri zërin e karakterin të famshëm Pocahontas në vitin 1995, është arrestuar nga policia dy herë brenda 3 ditëve.
Sipas një raporti të siguruar nga TMZ, ajo u vu në pranga pas sulmoi e dehur shtëpinë e ish-bashkëshortit të saj në Beavercreek, Ohio.
Kur policia mbërriti në banesë ata e gjetën 53-vjeçaren me një rrip në dorë dhe ajo iu drejtua: “Shiko, dërguan një njeri të bardhë për të më marrë mua.”
Sipas raportit, ajo ishte e dehur, mbante erë të rëndë dhe kishte probleme me qëndrimin.
Ish-bashkëshorti i aktores pretendoi se Bedard kishte goditur derën e jashtme të shtëpisë së tij dhe kur ai e lejoi të futej brenda, nisi ti bërtiste djalit të tyre 17-vjeçar, ndërsa dyshohet se e goditi me shqelm ndërsa adoleshenti u përpoq ta ndalonte atë.
Gjithashtu aktorja kishte shkelmuar dhe bërtitur ndërsa policët u përpoqën ta fusnin në pjesën e pasme të makinës.
Sipas policisë, djali i saj nuk donte të ngrinte akuza por vetëm që nëna e tij të merrte ndihmë.
Por Bedard u akuza për dhunë në familje, sulm dhe rezistencë ndaj policisë.
Ajo u la e lirë por dy ditë më vonë u arrestua pasi u akuzua se ngacmoi një nënpunës në hotel.