Edhe pse shumë gra do të ëndërronin të martoheshin me George Clooney, gruaja e tij, Amal Clooney, iu desh disa kohë për të menduar propozimin e tij për martesë në prill 2014.
“Asnjëherë nuk folëm për martesën,”- tha aktori 59-vjeçar për CBS.
Ndërsa kujtoi edhe momentin kur i propozoi të bëhej gruaja e tij: “Isha ulur në gjunjë për 20 minuta. Më në fund i thashë: “Shiko, do më thyhen gjunjët”. Kur ua treguam këtë histori prindërve të saj, ata thanë: ‘Ka ndonjë gjë që nuk shkon me gjunjët e tij’.”
Avokatja e të drejtave të njeriut, përfundimisht e pranoi propozimin e tij dhe çifti u martuan në Venecia të Italisë, pesë muaj më vonë.
“Nuk ka dyshim që ardhja e Amal në jetën time, ndryshoi gjithçka për mua,”- tregoi aktori. “Nuk ka diskutim për këtë. Ishte hera e parë që gjithçka që ajo bënte dhe gjithçka në lidhje me të ishte më e rëndësishme se gjithçka tjetër për mua.”
Jeta e tij ndryshoi përsëri në mënyrë drastike në vitin 2017 kur çifti zbuloi se do bëheshin prindër të binjakëve, Alexander dhe Ella.