Capital T është një ndër reperët më të suksesshëm shqiptarë. Ai është i njohur për hitet e tij, si edhe për aktet e humanizmit.
Së fundmi i ftuar në “Gjoni Black me Meriton Mjekiqin”, këngëtari zbuloi se ka nxjerrë në ankand një palë atlete të tij dhe paratë do të shkojnë për bamirësi.
Capital T thanë se ato janë atletet e tij më të preferuara dhe janë dizajnuar nga reperi Kanye West për markën sportive, Adidas.
“Kam sjellë një palë atlete, që i kam veshur vetë, paratë do të shkojnë për bamirësi. Janë këpucët e mia të preferuara. Kauza është mirë,”– tha ai.
Ankandi do të mbyllet të hënën, më 7 dhjetor në orën 15:00.
Personi që do të japë çmimin më të lartë do të fitojë edhe atletet e këngëtarit.
