Gwen Stefani dhe i fejuari i saj, Blake Shelton, duket se kanë filluar të marrin vendime të tjera për të ardhmen e tyre.
Ditë më parë Stefani pranoi propozimin e Shelton për fejesë, pas pesë viteve që ishin në lidhje dashurie,
Sipas disa burimeve, dyshja tashmë kanë vendosur që të kurorëzohen në vitin 2021.
Ani pse lajmi është bërë i ditur, çifti i njohur ende nuk kanë dhënë detaje të mëtutjeshme për ceremoninë e planifikuar.
Vlen të përmendet se Gwen u divorcua nga ish-bashkëshorti, Gavin Rossdale, në vitin 2016, pas 13 vite martesë.
Ndërsa në vitin 2015, ajo u takua me Blake në edicionet e “The Voice”, ku ishin që të dy pjesë e jurisë.